Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë njofton opinionin publik, në veçanti studentët e këtij institucioni, që akoma nuk ka pranuar asnjë vendim nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë, lidhur me aplikacionin e tij për riakreditim institucional.
Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë njofton opinionin publik, se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore me të pranuar një vendim të tillë siç përshkruhet në media elektronike.
Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë njofton opinionin publik, që pavarësisht vendimeve që do t’i pranojë ditëve në vijim, për mbylljen e këtij institucioni nuk mund të vendosë askush tjetër, përpos Kuvendit të Republikës së Kosovës në përputhje me Ligjin për Arsimin e Lartë.