Në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, u mbajt debat për Projektligjin për Arsimin e Lartë dhe atë për Profesionet e Rregulluara.
Në Rektoratin e Universitetit “Haxhi Zeka”-Pejë, u mbajt debati i parë për Projektligjin e Arsimit të Lartë dhe atë për Profesionet e Rregulluara. Pjesëmarrës në këtë debat ishin Ministri Bajrami, anëtarë të kabinetit dhe përfaqësues tjerë të MASHT-it, Menaxhmenti dhe KD i UHZ-së, Kryetari i Komunës së Pejës Z. G. Muhaxheri si dhe përfaqësues të Senatit dhe përfaqësuesit e studentëve të Universitetit Haxhi Zeka.
Ministri Bajrami përshëndeti të pranishmit, duke theksuar se me Projektligjin për Arsimin e Lartë, po synohet reforma në shumë aspekte në këtë nivel të arsimit, e cila do të ngrisë cilësinë në arsim dhe në menaxhim në arsimin e lartë. Ministri Bajrami theksoi edhe njëherë se Universiteti “Haxhi Zeka” po ecën me hapa të sigurtë drejt ngritjes së cilësisë dhe krijimit të një imazhi mjaft të mirë dhe premtoi mbështetjen e Ministrisë që udhëheq ai, me qëllim avansimin e mëtutjeshëm të këtij Universiteti.
Rektori Mrasori e falënderoi Ministrin për përkrahjen dhe për këtë iniciativë dhe mundësi të mirë që të gjithë akterët e arsimit të lartë të japin rekomandimet dhe propozimet e veta në mënyrë që ligji të plotësohet dhe të dalë sa me i kompletuar, për të mundësuar një funksionim dhe menaxhim sa më të mirë institucionet e Arsimit të Lartë. Rektori Mrasori sëbashku me anëtarët e KD dhe Senati pas diskutimeve lidhur me plotësimet-ndryshimete ligjit aktual, morën dhe sqarimet e nevojshme nga Ministri dhe përfaqësuesit e MASHT-it dhe u dakorduan që në ditët në vazhdim, të gjitha rekomandimet dhe vërejtjet aktuale të dërgohen me shkrim tek grupi punues për Projektligjin e Arsimit të Lartë.
Gjithashtu Ministri Bajrami falënderoi për kntrobutin e dhënë pjesëmarrësit dhe Kryetarin e Komunës së Pejës z. G. Muhaxheri për përkrahjen e vazhdueshme të Universitetit, si dhe ftoi profesorët dhe studentët e Universitetit “Haxhi Zeka ” që të jenë pjesë e debatit për Projektligjin për Arsimin e Lartë, në mënyrë që të kemi një ligj i cili do të jet në funksion për dekada me radhë.