Ndikimi i Pandemisë në Digjitalizimin e Bizneseve në Kosovë

Ndikimi i Pandemisë në Digjitalizimin e Bizneseve në Kosovë

Ekipi hulumtues nga Fakulteti i Biznesit i përbërë nga: PhD (c) Besfort Ahmeti, Prof. Ass. Dr. Fisnik Morina, PhD (c) Shkëlqesa Smajli, PhD (c) Valdrin Misiri, Msc. Kaltrina Vokshi, Msc. Erina Gashi dhe Prof. Dr. Simon Grima (ekspert i jashtëm), kanë realizuar takim të formatit fokus grup në formë virtuale në kuadër të projektit “Ndikimi i Pandemisë COVID-19 në Digjitalizimin e Bizneseve në Kosovë”
Në këtë takim virtual morën pjesë palë të ndryshme të interesit që ndërlidhen me afarizmin në Kosovë, duke përfshirë ndërmarrës, përfaqësues të odave ekonomike, përfaqësues të institucioneve financiare, përfaqësues të shoqatave që ndihmojnë bizneset në Kosovë dhe përfaqësues të institucioneve të ndyshme publike.
Palët gjatë diskutimit ndanë përvojen dhe prespektiven e tyre se si e shohin digjitalizimin e bizneseve përgjatë situatës me pandeminë COVID-19. Të dhënat e nxjerra nga ky fokus grup do të shërbejnë për të orientuar tutje projektin hulumtues të lartcekur.

Please follow and like us: