fbpx
Mundësi për punë praktike në Programin e USAID

Mundësi për punë praktike në Programin e USAID

Mundësi për punë praktike në Programin e USAID-it Drejtësia Komerciale

Programi i USAID-it Drejtësia Komerciale ofron mundësi për punë praktike me pagesë për:

Programi i USAID-it Drejtësia Komerciale ofron mundësi për punë praktike me pagesë për:

  1. Pesë (5) praktikantë në Prishtinë
  2. Dy (2) praktikantë në Pejë
  3. Një (1) praktikant në Gjilan
  4. Një (1) praktikant në Ferizaj
    Praktikantët duhet të jenë studentë ose të sapo-diplomuar në nivelin e studimit Bacholer në
    universitetet publike ose kolegjet private të akredituara në Republikën e Kosovës. Për
    pozitën nën nr. 1, mund të aplikojnë kandidatët e drejtimeve juridik, ekonomik, biznes,
    administrate publike, menaxhment apo të ngjashme dhe relevante me fushëveprimin e
    Programit. Për pozitat nën nr. 2, 3 dhe 4 mund të aplikojnë kandidatët e drejtimit juridik. Puna
    praktike do të mbahet në Programin e USAID-it Drejtësia Komerciale dhe në institucione të
    ndërlidhura me drejtësinë komeciale, partnerë të projektit, me kohëzgjatje prej gjashtë (6)
    muajsh.
    Rreth Programit Drejtësia Komerciale
    Programi i USAID-it Drejtësia Komerciale është projekt pesë vjeçar, dhe ka për qëllim
    përmirësimin e cilësisë së drejtësisë komerciale, duke u përqendruar në reformat që do të
    zvogëlojnë mundësitë për korrupsion, do të rregullojnë rrjedhën e duhur të lëndëve dhe do të
    përmirësojnë kapacitetin e gjykatave mbi të drejtën dhe procedurën komerciale. Programi
    gjithashtu do të punojë me institucione relevante në ndërtimin e profesionalizmit të sistemit
    të përmbarimit privat; pastaj, rritjes së kërkesës për të shfrytëzuar zgjidhjet alternative të
    mosmarrëveshjeve, dhe sigurimit që ligjet në fushën e të drejtës komerciale janë të
    harmonizuara dhe në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe praktikat më të
    mira ndërkombëtare. Programi do të punojë për të përmirësuar komunikimin dhe
    bashkëpunimin midis sektorit privat, qeverisë dhe palëve të interesuara të shoqërisë civile në
    drejtësinë komerciale dhe do të angazhojë të rinjë si praktikantë për të ngritur njohuritë dhe
    përvojën e tyre në këtë fushë.
    Kandidatët duhet të kenë:
     Shkathtësi në shkrim dhe hulumtim ligjor
     Aftësi për të punuar te pavarur dhe në ekip
     Aftësi të mira komunikimi
     Njohuri të avancuar të gjuhës angleze në shkrim dhe lexim
     Preferohen studentët me notë më të lartë mesatare
     Të rregjistruar në vitin e fundit në nivelin e studimeve Bacholer, ose të
    sapodiplomuarit në nivelin e studimeve-Bacholer.
    Dokumentet e kërkuara:
    Studentët e interesuar duhet të dorëzojnë:
     CV në gjuhë angleze
     Letër motivimi për interesimin ne fushën e të drejtës komerciale në gjuhën angleze
     Certifikatën e notave
  5. 5.  Vërtetimin nga fakulteti që është student ose kopjen e diplomës
  6. Dokumentet e kërkuara dërgohen në adresën kosovocja@checchiconsulting.com. Data e
  7. fundit e aplikimit është 17 maj 2021 ora 16:00. Shënoni “Intern-qyteti (për të cilin jeni të
  8. interesuar)” në titullin e e-mail-it. Vetëm kandidatët në listën e ngushtë do te kontaktohen.
  9. Asnjë telefonatë nuk pranohet, dhe çfarëdo përpjekje për të kontaktuar programin Drejtësia
  10. Komerciale apo USAID-in do të rezultojë me diskualifikim të menjëhershëm.
Translate »