Menaxhmenti i UHZ-së pret në takim znj. Fatmire Musliu dhe z. Fidan Ibrahimi

Menaxhmenti i UHZ-së pret në takim znj. Fatmire Musliu dhe z. Fidan Ibrahimi

Me datë 08.10.2020 në Universitetin Haxhi Zeka në Pejë, menaxhmenti i UHZ-së në përbërje nga Prorektorët Prof. Asoc. Dr. Sabiha Shala, Prof. Asoc. Dr. Ibish Mazreku, Prof. Asoc .Dr. Afrim Selimaj dhe Dekanët Prof. Asoc. Dr. Halit Shabani dhe Prof. Asoc. Dr. Adem Dreshaj pritën në takim znj. Fatmire Musliu Konsullë e Përgjithshme dhe z. Fidan Ibrahimi Konsullë të Konsulatës së Republikës së Kosovës në Frankfurt të Gjermanisë.
Në këtë takim, fillimisht menaxhmenti i UHZ-së ju prezantoj aktivitetin dhe punën e UHZ-së përfaqësuesve të Konsulatës së Republikës së Kosovës në Frankfurt të Gjermanisë dhe më pas diskutuan rreth mundësive për bashkëpunim në fushën e arsimit të lartë.
Si përfundim, menaxhmenti i UHZ-së falënderoj përfaqësuesit në fjalë për vizitën dhe bashkëpunimin.

Please follow and like us: