Menaxhimi i mbeturinave si “Problem Urban”

Menaxhimi i mbeturinave si “Problem Urban”

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, përkatësisht Fakulteti i Biznesit, i mbështetur nga Komuna e Pejës dhe GIZ Kosova organizuan tryezë të rrumbullakët me temën Menaxhimi i mbeturinave si “Problem Urban”, të krijuar nga Prof. Asoc. Dr. Halit Shabani, Prof. Ass. Dr. Vlora Berisha dhe Dr. Sc. Vjosa Hajdari.
Qëllimi i tryezës së rrumbullakët ishte të nxjerrë në pah rolin e Menaxhimit të Mbeturinave, për një ambient të pastër dhe një jetesë të shëndetshme të publikut.
Të pranishmit me fjalë hyrëse i përshëndetën Kryetari i Komunës së Pejës z. Gazmend Muhaxheri dhe Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Prof. Dr. Fadil Millaku. Rektori po ashtu shprehu falënderimet e tij për organizatorët dhe pjesëmarrësit e këtij takimi, duke i inkurajuar që takime të tilla të mbahen më shpesh.
Në tryezën e rrumbullakët ishin të ftuar të gjithë Akterët kryesor të këtij sektori, si:
· Ministria e Mjedisit;
· Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës;
· Kryetarët e Komunave të Kosovës;
· Drejtorët e kompanive të mbeturinave (kompanive private dhe publike);
· Kryetari i Kompanisë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK);
· Organizata GIZ;
që të diskutohet mbi sfidat dhe qëndrueshmërinë financiare të kompanive të mbeturinave, rolin e qeverisjes lokale në mbështetjen e kompanive të mbeturinave, zvogëlimin e deponive ilegale, zhvillimin dhe avancimin e kompanive për grumbullimin e mbeturinave, vetëdijesimin e qytetarëve dhe mbi të gjitha mjedisin e shëndoshë.
Gjetjet nga kjo tryezë, Fakulteti të Biznesit do t’i shërbejnë edhe si hulumtim për nevojat e tregut lidhur me krijimin e kurrikulave të reja dhe vendosjen e lëndëve në programet e Fakultetit të Biznesit, që trajtojnë rëndësinë e menaxhimit të mbeturinave dhe mjedisit të pastër.

Please follow and like us: