Memorandum bashkëpunimi në mes të UHZ-së dhe Checchi and Company Consulting Inc.

Memorandum bashkëpunimi në mes të UHZ-së dhe Checchi and Company Consulting Inc.

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Checchi and Company Consulting Inc. implementues i Programit të USAID Drejtësia Komerciale.

Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Prof.Dr. Fadil Millaku, U.D. Dekani i Fakultetit Juridik, Prof.Ass.Dr. Petrit Nimani dhe përfaqësuesit të programit Checchi and Company Consulting Inc., z. Christopher Thompson.

Ky Memorandum ka për qëllim vendosjen e bashkëpunimit në mes palëve nënshkruese në fushën e promovimit dhe avancimit të drejtësisë komerciale, përkatësisht bashkëpunimit në aktivitete ku studentëve u ofrohet mundësi që të jenë pjesë e simulimeve praktike të ndërmjetësimit si mekanizëm alternativ i zgjidhjes së kontesteve, për një vit.

Please follow and like us: