fbpx
Mbledhja e 28-të e Këshillit Drejtues

Mbledhja e 28-të e Këshillit Drejtues

Mbledhja e 28-të e Këshillit Drejtues

Këshilli Drejtues, në mbledhejn e sotme, me 09.03.2015, pas një vlerësimi të brendshëm, shqyrtoj rastin e publikuar në media për diplomat e dyshuara të Ish-Shkolles së Lartë Komerciala/Fakultetit të Shkencave të Aplikuara të Biznesit në Pejë që ka funksionuar si njesi e Universitetit të Prishtinës.

Këshilli Drejtues konstatoj se diplomat për të cilat u raportuar në media si të dyshuara nuk kanë të bëjnë fare me Universitetin ‘’Haxhi Zeka’’ në Pejë, sepse këto diploma janë lëshuar nga Ish-Shkolla e Lartë Ekonomike (Komerciale) – Fakulteti i Shkencave të Aplikuara të Biznesit në Pejë që ishte njesi e UP – së dhe i takojnë një periudhe kohore (1999-2004) të lëshuara nga zyra e Diplomave të UP-së, para themelimit të Universitetit ‘’Haxhi Zeka’’ në Pejë, i cili është themeluar me 14.11.2011. Lajmi për diplomat e tilla dhe Shkollen e lartë Komerciale ka qënë i publikuar edhe më parë, para vitit 2009.
Përdorimi i emrit të Universitetit të Pejës, respektivisht Universiteti ‘’Haxhi Zeka’’ në Pejë është i pa saktë dhe i pa drejtë spese e ka dëmtuar në masë të madhe reputacionin e këtij Universiteti. Andaj, të gjitha mjetet e informimit duhet ta përmirësojnë njoftimin se bëhet fjalë për ‘’Diplomat e Shkolles së Lartë Ekonomike (Komerciale) dhe Fakultetit të Shkencave të Aplikuara të Biznesit në Pejë si njesi akademike e UP-së’’, dhe ta përjashtojnë nga njoftimi Emrin, Llogon dhe atributet tjera të Universitetit ‘’Haxhi Zeka’’, duke respektuar kështu Kodin e Edikes profesionale dhe Ligjin në fuqi për të drejta autoriale.
Universiteti ‘’Haxhi Zeka’’, mbështetë të gjitha organet kompetente , Inspektoratin e Arsimit dhe Organet e Drejtësisë për zbardhjen e këtij rasit sa më parë dhe daljen me qendrime publike lidhur me këtë rast

Translate »