fbpx
Mbajtja e ditëve promovuese të UHZ-së

Në kuadër të aktiviteteve promovuese Stafi i Universitetit ‘Haxhi Zeka’ realizuan vizitë në shkollat e mesme të Regjionit te Pejës,ku u takuan me maturantët dhe u prezantuan programet studimore që i ofron UHZ-ja.

Edhe për këtë vit akademik UHZ është promovuar pranë shkollave të mesme duke informuar maturantët rreth cikleve, programeve të studimeve si edhe kritereve pranuese, si edhe argumente objektive se përse duhet që maturantët të zgjedhin UHZ-në si portën e tyre të dijes dhe aftësive për të siguruar një të ardhme cilësore.

Fushata promovuese e UHZ-së pranë shkollave të mesme të sistemit para-universitare, është shndërruar tashmë në një Traditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Translate »