fbpx
Mbahet punëtoria “Thellimi i bashkëpunimit mes akterëve për promovim punësimi”

Mbahet punëtoria “Thellimi i bashkëpunimit mes akterëve për promovim punësimi”

Programi Migrimi për Zhvillim (PME) në kuadër të projektit GIZ/DIMAK, mbajti punëtorinë “Thellimi i bashkëpunimit mes akterëve për promovim punësimi”, analizë e realizuar nga konsulenti i angazhuar nga GIZ/DIMAK, z. Safet Gerxhaliu.
Në këtë punëtori morën pjesë përfaqësues të bizneseve, përfaqësues të universiteteve, përfaqësues nga qendrat e karrierës dhe përfaqësues nga zyret e punësimit. Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë u përfaqësua nga z.Abedin Selimaj, Drejtor i Zyrës për Zhvillim të Karrierës.
Në këtë punëtori u diskutua për përparësitë dhe sfidat e punësimit në regjionin e Pejës si dhe mundësitë për thellim dhe zgjerim të bashkëpunimit mes akterëve kryesor për promovim të punësimit.
Konkluzionet kryesore nga kjo punëtori ishin nevoja e komunikimit më efektiv në mes akterëve dhe promovimi i mundësive të punësimit, praktikave por edhe nevojave për programe të reja studimi dhe në fushën profesionale.

Translate »