fbpx
Mbahet Ceremonia Solemne e Diplomimit në UHZ

Mbahet Ceremonia Solemne e Diplomimit në UHZ

Është mbajtur Ceremonia Solemne e Diplomimit të studentëve të Universitetit “Haxhi Zeka”, në Pejë. Nga pesë njësitë akademike në kuadër të Universitetit, para profesorëve, punonjësve të Universitetit dhe dhjetëra mysafirëve dhe familjarëve të tyre, kapelat e pelerinës i kanë hedhur 120 studentë, të cilët tashmë kanë marrë epitetin e të diplomuarve.


Me këtë rast, para të pranishmëve foli Rektori i Universitetit, Prof. Dr. Fadil Millaku i cili në urimin e tij për të sapo diplomuarit përmendi edhe sfidat me të cilat përballet ky institucion i lartë. Ndër të tjera, ai u zotua për bashkëpunim të mëtejmë me të diplomuarit e rinj, duke vlerësuar se tregut të punës në vend po i shtohen profesionist të ri, të profileve të ndryshme dhe nevojën për punësime dhe avancimeve më tutje.


Edhe studentët të cilët dolën në foltore, treguan për sfidat dhe çastet e bukura që patën për këto vite studimi pranë fakulteteve ku studiuan. Ata falënderuan menaxhmentin e Universitetit, profesorët e mentorët e tyre, po ashtu edhe stafin administrativ për shërbimet korrekte që kishin për ta gjatë gjithë kohës.


Kjo është Ceremonia e tretë Solemne e Diplomimit që organizohet në kuadër të Universitetit dhe do të jetë e përvitshme.

[Best_Wordpress_Gallery id=”192″ gal_title=”Ceremonia e diplomimit 2019″]
Translate »