fbpx
MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI NDËRMJET ISRES DHE UNIVERSITETIT “HAXHI ZEKA”

MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI NDËRMJET ISRES DHE UNIVERSITETIT “HAXHI ZEKA”

Delegacioni i Shoqatës Ndërkombëtare për Kërkime në Arsim dhe Shkencë (ISRES), i kryesuar nga presidenti i saj, Prof. Dr. Mehmet Özaslan, po qëndron që nga dje në Universitetin “Haxhi Zeka”. Gjatë kësaj vizite, përfaqësuesit e ISRES janë angazhuar në diskutime të frytshme me drejtuesit e universitetit, me synim eksplorimin e mundësive për bashkëpunime të mëtejshme në fushën e kërkimit shkencor dhe organizimit të ngjarjeve ndërkombëtare. 

Sot, presidenti i ISRES dhe rektori i Universitetit “Haxhi Zeka”, Prof. Dr. Armand Krasniqi, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi që shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve akademike dhe shkencore midis dy institucioneve. Kjo marrëveshje synon të lehtësojë organizimin e konferencave ndërkombëtare dhe të inkurajojë shkëmbimin e njohurive dhe përvojave, duke ofruar mundësi për studiuesit dhe studentët të kontribuojnë në fushat e ndryshme të kërkimit shkencor.

Ky bashkëpunim ka si qëllim promovimin e zhvillimit të shkencës dhe ndërkombëtarizimin e Universitetit “Haxhi Zeka”, duke e vendosur atë në një hartë më të gjerë akademike. Nëpërmjet projekteve të përbashkëta dhe aktiviteteve shkencore, të dyja palët shpresojnë të krijojnë një ambient stimulues për kërkimin dhe inovacionin, duke e bërë këtë marrëveshje një hap të rëndësishëm për të ardhmen akademike dhe shkencore të institucionit.

Translate »