Marrëveshje bashkëpunimi mes UHZ dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës

Marrëveshje bashkëpunimi mes UHZ dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës

Në takimin e zhvilluar sot me datë 03 qershor 2021, në ambientet e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi mes Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë të përfaqësuar nga Rektori Prof. Dr. Fadil Millaku dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës të përfaqësuar nga Rektori Prof. Dr. Fatbardh Sallaku.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi ka për qëllim përcaktimin e fushave dhe mënyrave të bashkëpunimit, indentifikimit të nismave për promovim dhe mbështetje profesionale në zhvillimin e gjithanshëm të këtyre dy institucioneve. Drejtimet kryesore të bashkëpunimit do të përfshijnë shkëmbim të personelit akademik në mbështetje të procesit mësimor, shkëmbim të personlesit akademik, të ekspertëve, të kërkuesve shkencorë dhe studentëve në kuadrin e veprimtarisë kërkimore – shkencore, zhvillim të aktiviteteve të përbashkëta shkencore, aplikimin dhe zbatimin e projekteve të përbashkëeta shkencore, vendore, rajonale dhe evropiane dhe përvojave në menaxhimin institucional.

Menaxhmenti i UHZ-së i kryesuar nga Rektori Millaku shprehi falënderimet më të veçanta për Rektorin Sallaku dhe ekipin e tij z.Edmond Terthorja – administrator i UBT-së, Prof. Ilir Kapaj – zëvendësrektor për mësimin, Prof. Erinda Lika – zëvendësrektor për shkencën, Prof. Alban Ibraliu – zëvendësrektor për marrdhëniet me publikun, Dr. Elsa Zela – shefe e marrdhënieve me jashtë, Znj. Mirela Basha – zyrtare për marrdhëniet me jashtë, për gadishmërinë dhe bashkëpunimin e treguar deri në arritjen e kësaj marrëveshje. Rektori Millaku theksoi se është arritje e veçantë që një marrëveshje e tillë të arrihet me një universitet që ka eksperiencë të gjatë institucionale dhe kredibile për shkak të traditës së konsoliduar, stafit akademik të kualifikuar dhe serioz. Ndërsa Rektori Sallaku u shpreh falënderues për mirëpritjen dhe shprehu besimin e tij që kjo marrëveshje të jetësohet në arritjen e objektivave për të cilën është lidhur kjo marrëveshje.

Marrëveshja pdf 

Please follow and like us: