Marrëveshje bashkëpunimi mes UHZ dhe ITAP

Marrëveshje bashkëpunimi mes UHZ dhe ITAP

Në takimin e zhvilluar sot me date 04 qershor 2021, në ambientet e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi mes Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë të përfaqësuar nga Rektori Prof. Dr. Fadil Millaku dhe Agjencisë së Teknologjisë së Integruar Bujqësore të përfaqësuar nga Selim Erden.
Qëllimi i këtij memorandumi është krijimi i një qendre hulumtuese ndërkombëtare dhe kombëtare dhe sigurimi i fondeve më origjinale dhe të qëndrueshme për hulumtime shkencore, për të përmirësuar rëndësinë dhe ndjeshmërinë e hulumtimit në vend dhe botë dhe për të krijuar bazën institucionale për hulumtime bujqësore më pluraliste.
Gjithashtu, qëllim i kësaj marrëveshje është vënja në shërbim e një qendre të avancuar të praktikave ku studentët e Fakultetit të Agrobiznesit mund të përforcojnë arsimimin e tyre dhe të fitojnë përvoja të reja, dhe në të njëjtën kohë të kontribuojnë në ndërtimin e një Kosove ku fermerët të kenë mundësinë të zhvillojnë plotësisht potencialin e tyre, të kontribuojnë dhe të ndjehen se i përkasin asaj.

Rektori Millaku shprehu besimin e tij se do t’i përmbahet të gjitha obligimeve që rrjedhin nga ky memorandum bashkëpunimi, sepse është edhe interes i institucionit dhe studentëve që ky bashkëpunim të funksionoj dhe pse jo të thellohet më tutje, duke shpresuar që në një të ardhme të përmbushet objektiva që në kuadër të Fakultetit të Agrobiznesit të kemi program për bujqësi organike. Njëkohësisht falënderoj z. Erden dhe ekipin e tij në përbërje prej z. Ramis Ozgen Akin dhe Fikret Bangu për gadishmërinë dhe bashkëpunimin.

z. Erden u shpreh se ndjehet i kënaqur se sot po arrihet kjo marrëveshje. Njëkohësisht falënderoj Rektorin Millaku për mirëpritjen dhe gadishmërinë që të bashkëpunoj me agjencinë që ai drejto, duke theksuar se bashkëpunimet e tilla janë interes për Kosovën dhe Pejën në veçanti, sepse vetëm në këtë form mund të kemi suksese.

Marrëveshja e bashkëpunimit mes UHZ dhe ITAP (PDF)

Please follow and like us: