MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI NË MES TË UNIVERSITETIT HAXHI ZEKA NË PEJE DHE UNIVERSITETIT FAN S. NOLI
Me datë 29.09.2020 në Korçë të Shqipërisë, është lidhur marrëveshje bashkëpunimi në mes të Universitetit Haxhi Zeka në Pejë, të përfaqësuar nga Rektori Prof.Dr. Fadil Millaku dhe Universitetit Fan S. Noli të Korçës, të përfaqësuar nga Rektori Prof.Dr. Dhimitri Bello.
Kjo marrëveshje bashkëpunimi synon të lehtësoj dhe promovoj shkëmbimet kulturore dhe edukative, në fushat e mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor për çështje të përbashkëta si dhe të promovojë veçanërisht zhvillimin e programeve të përbashkëta në kuadrin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Please follow and like us: