fbpx
Marrëveshja UHZ-Elkos Group

Marrëveshja UHZ-Elkos Group

Universiteti “Haxhi Zeka” i përfaqësuar nga Rektori, Prof.Dr.Fadil Millaku dhe kompania ELKOS GROUP në Pejë, përfaqësuar nga Drejtori Menaxhues, z Fatos lslami, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi sipas kushteve të mëposhtme.

Qëllimi i marrëveshjes është realizimi i punës profesionale praktike të studentëve të Universitetit “Haxhi Zeka” në objektet dhe hapësirat biznesore të Elkos Group në Pejë. Përmes kësaj marrëveshje janë të specifikuara fushat e punës praktike: në lëmin e PR, kontabilitetit, menaxhimit, logilistikës, eti., nga ku do të bëhet vlerësimi, certifikimi dhe referenca individuale në punën praktike të secilit student.

Kushtet e Marrëveshjes

studentët do të punojnë në kushte evropiane nga 8 (tetë) orë në ditë,

studentëve duhet të i`u mbulohet shujta gjatë punës praktike;

studentëve duhet të i`u sigurohet transporti apo të kompensohen gjatë vajtje ardhjes: studentët do të punojnë 5 (pesë) ditë në javë, ndërsa dy dite i kanë të lira.

 Kliko për të parë marrëveshjen!

 

 

 

 

 

 

Translate »