fbpx

Ligjeratë mbi ekstremizmin dhe radikalizmin e dhunshëm

Në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, u mbajt ligjëratë me temën “Vetëdijesimi i të rinjve mbi pasojat e ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm”.

Ligjëratën e hapi ztr. Rifat Marmullaku, Zyrtar Nacional për programin Misioni i OSBE-së në Kosovë. Më pas prezantimin e vazhdoi nënkolonel Basri Shabani, Drejtor i Drejtorisë për Policinë në Bashkësi dhe Parandalim të Krimit, i cili sqaroi nocionin e ekstremizmit dhe radikalizmit, si dhe ofroi të dhëna për gjendjen në Kosovë në këtë aspekt. Ndërsa Kolonel Gazmend Hoxha, Drejtor i Divizionit për Siguri Publike, dha sqarime rreth definicionit të terrorizmit, shkaktarëve të terrorizmit dhe viktimave të terrorizmit. Në fund u mbajt diskutim me studentët, të cilët parashtruan pyetje për të marrë informata shtesë rreth temës që u ligjërua.

Kjo ligjëratë u organizua nga Qendra për Zhvillim të Karrierës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe OSBE-në.

Translate »