Konstituohen Këshillet Studentore dhe Parlamenti Studentor i UHZ

Konstituohen Këshillet Studentore dhe Parlamenti Studentor i UHZ

Sot, në prani të Komisionit Qendror Zgjedhor, është bërë konstituimi i Këshilleve Studentore dhe Parlamentit Studentor në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë. Kryetar i Parlamentit të Studentëve është zgjedhur Ilir Idrizaj.
Sekretari i Përgjithshëm i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë Msc. Astrit Ademaj, ju uroj të zgjedhurve suksese dhe punë të mbarë në organet e përfaqësimit studentor dhe ju ufroj mbështetje të plotë në aktivitetet e tyre dhe implementim të planit të punës.

Please follow and like us: