Konstituohen Këshillet e Fakulteteve në UHZ

Konstituohen Këshillet e Fakulteteve në UHZ

Me datë 21.06.2021 është bërë konstituimi i Këshilleve të Fakulteteve në Universitetin Haxhi Zeka në Pejë. Në këto mbledhje konstituive, është bërë verifikimi i mandateve të anëtarëve të Këshillit të Fakultetit përkatës, nënshkrimi i deklaratës etike nga anëtarët, zgjedhja e kryesuesit të përkohshëm të Këshillit të Fakultetit përkatës dhe është bërë nominimi i kandidatëve për pozitën e Dekanit.


Pas konstituimit të Këshilleve të Fakulteteve në të gjitha njësitë akademike, në bazë të Statutit të UHZ-së dhe Rregullores për Organizimin dhe Punën e Senatit të UHZ-së me datë 23.06.2021 (e mërkurë) në Sallën e Takimeve në Rektorat do të mbahet mbledhja konstituive e Senatit të UHZ-së, ku si pika të rendit të ditës janë: verifikimi i mandateve, nënshkrimi i deklaratës etike, zgjedhja e kryesuesit të përkohshëm të Senatit dhe zgjedhja e Dekanëve të Njësive Akademike.

Please follow and like us:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.