Ref. Nr. 811/19 Pejë, 05.04.2019
Me bazë në nenin 8 të Ligjit të Punës nr. 03/L-212, UA nr. 07/2017 Për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, nenit 26 të Ligjit mbi Arsimin e Lartë të Kosovës nr. 04/L-037, nenin 169, 170, 171, 172, 173, 174, të Statutit të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë nr. 04-V-622, Rregulloren për të Ardhurat Personale të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë ref. nr. 1944/16, e dt. 05.10.2016, Rregulloren për Procedurat Përzgjedhëse Lidhur më Emërimin, Riemërimin dhe Avancimin e Personelit Akademik të Rregullt në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, nr. 754, dt. 01.04.2019, Senati i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, në mbledhjen e mbajtur me datë 01.04.2019, nxjerri vendim sipas të cilit:
UNIVERSITETI “HAXHI ZEKA’’ në Pejë
shpall
K O N K U R S
për riemërimin/avancimin e personelit akademik të rregullt në UHZ
I. Konkursi për shpalljen e pozitave në vijim:
FAKULTETI I BIZNESIT
Mësimdhënës për lëndët:
- Një mësimdhënës për Lëndët: Bazat e kontabilitetit, Analiza e gjendjes financiare, Financat e korporatave, Kontabiliteti financiar.
- Një mësimdhënës për Lëndët: Shkrimi akademik, Shkathtësitë e komunikimit.
Asistent për lëndët: - Një asistent për Lëndët: Bazat e biznesit, Sjellja organizative, Ekonomia e EU-së dhe Kosova, Teoritë e organizimit, Etika e biznesit.
- Një asistent për Lëndët: Mikroekonomia, Makroekonomia, Ekonomiksi menaxherial.
- Një asistent për lëndët: Analiza statistikore, Informatikë, Hyrje në statistikë, Ekonomia monetare.
- Një asistent për Lëndët : Sjellje organizative dhe kontrolli i burimeve njerëzore, Bazat e menaxhmentit, Bazat e ndërmarrësisë, Teoritë bashkëkohore të organizimit.
- Një asistent për Lëndët: Financat e korporatave, Menaxhimi i institucioneve financiare, Menaxhimi i riskut , Ekonometria.
- Një asistent për Lëndët: Bazat e menaxhmentit, Menaxhimi i NVM-ve, Lidershipi, Menaxhimi strategjik.
- Një asistent për Lëndët: Tregjet dhe institucionet financiare, Financat ndërkombëtare, Taksat dhe korporatat, Menaxhimi bankar.
- Një asistent për Lëndët: Kontabiliteti financiar, Mjedisi i biznesit, Analiza e pasqyrave financiare, Kontabiliteti i ndërmarrjeve të vogla.
- Një asistent për Lëndët: Bazat e marketingut, Bazat e ndërmarrësisë , Menaxhimi i projekteve, Shkathtësitë e komunikimit.
- Një asistent për Lëndët: Ekonomia e EU-së dhe Kosova, Ekonomia monetare, Ekonomia rajonale e BE-së, Menaxhimi i burimeve njerëzore.
Asistent në gjuhën boshnjake - Një asistent për Lëndët: Medjunarodni biznis, Strateski menadzment, Osnovi biznisa, Osnovi preduzetnistva, Osnovi marketinga, Marketing za menadzere.
FAKULTETI JURIDIK
Mësimdhënës për lëndët: - Një mësimdhënës për lëndët: E Drejta Ndërkombëtare Publike, Drejta Ndërkombëtare për të Drejtave të Njeriut, Organizatat Ndërkombëtare.
Asistent për lëndët: - Një asistent për grup lëndësh Penale
- Një asistent për grup lëndësh Ekonomike
FAKULTETI I MTHM – SË
Mësimdhënës për lëndët: - Një mësimdhënës për Lëndët: Menaxhimi i ushqimit dhe pijeve(MTHM), Menaxhimi i cilësisë (FB), Biokimi (Agrobiznes).
- Një mësimdhënës për Lëndët: Menaxhment, Ndërmarrësi, Menaxhimi i burimeve njerëzore, Bazat e biznesit në turizëm dhe hotelieri.
Asistent për lëndët: - Një asistent për Lëndët: Menaxhimi i burimeve njerëzore, Mikroekonomia, Bazat e biznesit në turizëm dhe hotelieri, Ekonomia e turizmit dhe biznesi, Mjedisi i biznesit.
- Një asistent për Lëndët: Hyrje në turizëm, Menaxhment, Taksa dhe korporata, Zhvillimi i produktit në turizëm dhe hotelieri, Ndërmarrësi.
FAKULTETI I AGROBIZNESIT
Mësimdhënës për lëndët: - Një mësimdhënës për Lëndët: Përpunimi i ushqimit me prejardhje bimore, Proceset e fermentimit, Lëndët e para me origjinë bimore, Të ushqyerit e bimëve, Hyrje në teknologjinë e ushqimit, Teknologjia e prodhimit të birrës.
- Një mësimdhënës për Lëndët: Kimia e Përgjithshme dhe Inorganike, Kimi Analitike, Kimi Ushqimore dhe Kimi Organike.
- Një mësimdhënës për Lëndët: Ekologji Bujqësore, Ndotja e Mjedisit, Ekologji I dhe II, Ekologji Mjedisore.
Asistent për lëndët: - Një asistent për grup Lëndësh: Kimia e përgjithshme dhe inorganike, Kimi Analitike, Kimi Ushqimore dhe Kimi Organike.
- Një asistent për grup Lëndësh: Mbrojtja e Ushqimit, Përpunimi i Ushqimit me prejardhje bimore, Teknologjia e pijeve alkoolike dhe verës , Bazat e metodës instrumentale, Proceset themelore në teknologjinë ushqimore.
- Një asistent për grup Lëndësh: Ekonomia dhe drejtimi i biznesit ushqimor, Mikroekonomia dhe Makroekonomia , Bazat e ekonomisë,Mekanizmi bujqësor, Menaxhimi i cilësisë së ujërave, Ekologjia e resurseve natyrore , Bimët aromatike.
FAKULTETI I ARTEVE
- Një mësimdhënës për Lëndët: Piano obligative I-II-III-IV-V-VI, Lexim Partiturash I, II,
- Një Koorepetitor I, II, III, IV, V, VI, VII, VIII.
II. KUSHTET E PËRGJITHSHME - Riemërimi/avancimi i personelit akademik do të bëhet në pajtim më Ligjin Nr. 04/L-037 për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës, dispozitat e Statutit të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, si dhe Rregulloren për Procedurat Përzgjedhëse Lidhur më Emërimin, Riemërimin dhe Avancimin e Personelit Akademik të Rregullt në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, nr. 754, dt. 01.04.2019.
- Kandidatët të cilët aplikojnë për rizgjedhje në pozitën e asistentit duhet të jenë të regjistruar në studimet e doktoratës, më saktësisht shih nenin 174, të statutit të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë.
- Kandidatët të cilët aplikojnë për koorepetitor duhet të kenë përfunduar më sukses studimet master, drejtimi i pianos ose ndonjë instrument tjetër, të ketë notën mestarë 8 në secilën prej këtyre studimeve më saktësisht shih nenin 175, të statutit të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë.
III. KUSHTET PËR APLIKIM: - Kandidatët të cilët aplikojnë për riemërim/avancim për mësimdhënës duhet t’i paraqesin këto dokumente: formularin e aplikimit, CV – in, vendimin për thirrjen e fundit nga UHZ, kontratën e punës valide më UHZ, dëshmitë për publikimet shkencore e profesionale në 4 vitet e fundit, si dhe informatat e tjera specifike shtesë, të cilat janë të rëndësishme për pozitën që aplikojnë.
- Kandidatët të cilët aplikojnë për riemërim në pozitën e asistentit duhet t’i paraqesin këto dokumente: formularin e aplikimit, CV – in, vendimin e zgjedhjes së fundit nga UHZ, kontratën e punës valide më UHZ, vendimin për regjistrimin e studimeve të doktoratës (të noterizuar dhe përkthyer në gjuhen shqipe), si dhe si dhe informatat e tjera specifike shtesë, të cilat janë të rëndësishme për pozitën që aplikojnë.
- Kandidatët të cilët aplikojnë për riemërim në pozitën e koorepetitorit duhet t’i paraqesin këto dokumente: formularin e aplikimit, CV – in, vendimin e zgjedhjes së fundit nga UHZ, kontratën e punës valide më UHZ, si dhe si dhe informatat e tjera specifike shtesë, të cilat janë të rëndësishme për pozitën që aplikojnë.
- Formularët për aplikim për pozitën e mësimdhënësit mund të shkarkohet këtu, ndërsa formulari për pozitën e asistentit apo korepetitorit mund të shkarkohen këtu.
- Kandidatët që kanë mbaruar studimet bachlor ose master jashtë vendit, duhet të sjellin edhe dëshmi nga MASHT përkatësisht vendimin për nostrifikimin e diplomës përkatëse, në të kundërtën, dosja e aplikantit do të konsiderohet e pakompletuar.
- Konkursi mbetet i hapur 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarike nga dita e shpalljes në web-faqen zyrtare të Universitetit dhe gazetë, respektivisht deri më 19.04.2019.
- Aplikacionet e plotësuara së bashku me kopjet e dëshmive të nevojshme sipas konkursit, duhet fillimisht të dorëzohen në formë elektronike në e-mail: [email protected] dhe pastaj në formë fizike në zyrën e protokollit në Rektorat nga ora 09:00-15:00. Aplikacionet e dërguara pas afatit dhe ato të pakompletuara nuk do të merren në shqyrtim.
Konkursin mund ta gjeni të publikuar edhe në faqen e internetit në këtë adresë: https://unhz.eu, ku mund të shkarkohet edhe aplikacioni për aplikim.
Konkursi në gjuhën Shqipe
Konkursi në gjuhën Boshnjake