fbpx
FTESË: Shfaqja Forum Teatër “Stigma – Kërko të drejtën tënde”

FTESË: Shfaqja Forum Teatër “Stigma – Kërko të drejtën tënde”

Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis përkrahur nga Medica Gjakova prezanton shfaqjen Forum Teatër “Stigma – Kërko të drejtën tënde”, me datë 3 maj, 2019, ora 12:00, në Teatrin e Qytetit “Istref Begolli” në Pejë.
Shfaqja “Stigma – Kërko të drejtën tënde” adreson stigmën në shoqërinë kosovare. Shfaqja synon të sfidojë mentalitetin paragjykues dhe të promovojë një frymë revoltuese për të gjithë ata/ato të mbijetuar/a të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Pas shfaqjes, publiku ka mundësi që të diskutojë me personazhet lidhur me çështjet që adresohen në shfaqje, të parashtrojnë pyetje si dhe të komentojnë mbi temat të cilat i trajtojnë gjatë performancës.

Regjisor dhe facilitator: Lulzim Bucolli
Aktorë/e: Anisa Ismajli, Kushtrim Qerimi, Qendresa Kajtazi dhe Gani Rrahmani.

Ky aktivitet realizohet në bashkëpunim me Komunën e Pejës.

Translate »