fbpx
Ftesë për pjesëmarrje në Panairin e 5-të të Karrierës

Ftesë për pjesëmarrje në Panairin e 5-të të Karrierës

Ftohen të gjithë studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, që të marrin pjesë në Panairin e 5-të të Karrierës, me datë 15 nëntor 2019, nga ora 10:00 deri në 15:00, në Palestrën e Sporteve “Karagaqi” në Pejë.

Qendra për Zhvillim të Karrierës e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, organizon çdo vit Panairin e Karrierës, i cili tashmë është shndërruar në një traditë të suksesshme, duke vendosur komunikim në mes të studentëve dhe punëdhënësit të tyre potencial.

Panairi i Karrierës përfaqëson një mundësi të shkëlqyer ndërveprimi midis universitetit, institucioneve publike, sipërmarrjeve, si dhe organizatave të profileve të ndryshme në të gjithë vendin.

Translate »