fbpx
Fillon implementimi i projektit ‘’Transformational Learning through Study Visits and Internships in Various Sectors of the Tourism Industry” të UHZ-së – financuar nga HERAS +.

Fillon implementimi i projektit ‘’Transformational Learning through Study Visits and Internships in Various Sectors of the Tourism Industry” të UHZ-së – financuar nga HERAS +.

Fillon implementimi i projektit ‘’Transformational Learning through Study Visits and Internships in Various Sectors of the Tourism Industry”UHZ-së – financuar nga HERAS+.

Projekti ofron një program bashkëpunimi midis studentëve të Universitetit ‘’Haxhi Zeka’’, Fakultetit  MTHM dhe punëdhënësve potencial, i cili synon të nxisë të mësuarit transformues.

Qëllimi i projektit:

Projekti ka si qëllim parësor të integrojë teorinë dhe praktikën për të lehtësuar kalimin e studentëve nga studimet e tyre akademike në tregun e punës nëpërmjet praktikave më të mira, duke fituar përvojë nga bashkëbisedimi dhe ligjëratat me menaxherë të sektorëve të ndryshëm të industrisë së turizmit, si dhe nga punëtoritë me fokus në zhvillimin e shkathtësive të nevojshme për punësim. 

Objektivat e projektit:

Synohet që në fund të projektit studentët  të jenë në gjendje të kuptojnë bazat e qasjes në tregun e punës nëpërmes  komunikimit efektiv, etikës së punës, përdorimit të gjuhës angleze  në vendin e punës, të cilat janë thelbësore në krijimin e punonjësve të  rinj  dhe  me performancë të lartë.

Koordinatorë të projektit: Prof. Ass. Dr. Merita Begolli Dauti & PhD Bardha Gashi

HERAS Plus financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim e bashkë – financuar nga MASHTI dhe zbatuar nga WUS Austria, Zentrum für Soziale Innovation – ZSI dhe OeAD.

Translate »