Dita Botërore e Turizmit, e festuar më 27 Shtator, na sjell një rast për të reflektuar mbi rëndësinë e udhëtimit në ekonominë globale, kulturën dhe mjedisin. Turizmi është më shumë se vetëm një udhëtim është një mënyrë për të zbuluar pasurinë natyrore dhe kulturore të çdo vendi dhe për të kujdesur për planetin tonë. Është e rëndësishme të promovojmë turizmin e qëndrueshëm, duke u kujdesur për mjedisin dhe respektuar kulturën dhe trashëgiminë e çdo destinacioni që vizitojmë. Dita Botërore e Turizmit për herë të parë në Kosovë u shënua në vitin 2011 nga Shoqata e Turizmit Alternativ.
Me këtë rast, në ambientet e Fakultetit të Menaxhimit në Turizëm, Hotelieri dhe Mjedis (FMTHM) të Universitetit Haxhi Zeka në Pejë (UHZ), janë organizuar aktivitete të ndryshme nga stafi dhe studentët. Në takim morën pjesë dekanët e fakulteteve, së bashku me stafin akademik, administrativ dhe studentët e Universitetit Haxhi Zeka, si dhe Kryesuese i kuvendit komunal Istog nga Komuna e Pejës dhe Menaxherja e Onix SPA nga Banja e Pejës. Çdoherë, eksplorimi i mundësive për të udhëtuar në destinacione të panjohura kontribuon në zhvillimin e komuniteteve të vendeve turistike.