Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Universiteti Haxhi Zeka u mundëson studentëve qasje në kurset e Universitetit të Harvardit

Universiteti Haxhi Zeka në Pejë njofton se tashmë studentët dhe stafi akademik kanë mundësi të ndjekin kurse online nga Universiteti i Harvardit përmes platformës zyrtare pll.harvard.edu⁠

Këto kurse ofrojnë mundësi të zgjerimit të njohurive në fusha të ndryshme si biznesi, teknologjia, shkencat shoqërore dhe zhvillimi profesional, duke u mundësuar pjesëmarrësve të përfitojnë certifikata ndërkombëtare nga një prej institucioneve më prestigjioze në botë.

Universiteti Haxhi Zeka inkurajon të gjithë studentët të shfrytëzojnë këtë mundësi për të forcuar aftësitë e tyre akademike dhe profesionale, përmes një platforme të njohur globalisht për cilësinë dhe standardet e saj të larta.

Për më shumë informata mbi regjistrimet dhe llojet e kurseve, vizitoni:

https://pll.harvard.edu/catalog?price%5B1%5D=1&page=3&fbclid=PARlRTSAQPtpJleHRuA2FlbQIxMABzcnRjBmFwcF9pZA8xMjQwMjQ1NzQyODc0MTQAAacibzK9Us_7BAYA2vdGKeTTEb0Vyf94dlb8eSpyoZofFTvN7GJKWMcNH2TvNQ_aem_TYUV9b5CW7AP5GSS5e6DIA

Leave a comment

en_USEnglish