Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Zhvillohet kursi i klarinetës me Prof. Barbara Borowicz-Sałdan në kuadër të UNISUM 2026

Në kuadër të Universitetit Ndërkombëtar Veror (UNISUM 2026), në Fakultetin e Arteve është zhvilluar me sukses kursi i klarinetës nën udhëheqjen e profesoreshës së mirënjohur ndërkombëtarisht, Prof. Barbara Borowicz-Sałdan, nga Akademia e Muzikës “Krzysztof Penderecki” në Krakovë, Poloni.

Ky kurs intensiv ju ka ofruar studentëve pjesëmarrës një mundësi të jashtëzakonshme për të punuar nga afër me një artiste dhe pedagoge me përvojë të gjerë në skenat botërore. Përmes këtij angazhimi, studentët kanë përfituar njohuri të avancuara mbi teknikën instrumentale, interpretimin stilistik dhe zhvillimin e mëtejmë profesional në klarinetë.

Gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti akademik, profesoresha Borowicz-Sałdan është shoqëruar nga profesori, Dekani Prof. Dr. Fatbardh Gashi dhe nga Korepetitori Ma. Gent Kumnova. Kontributi i tyre i përbashkët siguron një realizim të lartë artistik dhe pedagogjik, duke ofruar një mbështetje të plotë gjatë punës praktike me studentët.

UNISUM 2026 vazhdon të mbetet një platformë e rëndësishme e ndërkombëtarizimit për Universitetin “Haxhi Zeka”, duke sjellë përvoja unike akademike dhe duke pasuruar jetën artistike e kulturore në institucionin tonë.

Leave a comment

en_USEnglish