Dje në Sallën e Koncerteve të Fakultetit të Arteve u mbajt koncerti i Klasës së Solokëndimit nën udhëheqjen e Prof. Ass. Adelina Paloja. Ky aktivitet solli para publikut një pasdite të pasur muzikore, të interpretuar me përkushtim nga studentët e pasionuar të këtij drejtimi.
Gjatë këtij koncerti, skena u ndez nga zërat e studentëve të cilët interpretuan një program mjaft sfidues dhe të larmishëm, duke përfshirë vepra të njohura të repertorit botëror dhe atij shqiptar.
Studentët që interpretuan përgjatë kësaj mbrëmjeje ishin:
- Armina Jashari (Viti I) – me veprat “Amarilli” nga G. Caccini, “Lascia ch’io pianga” nga G. F. Handel dhe “Ishte Dashuria” nga R. Hasimi.
- Ylli Gexha (Viti I) – me veprat “Toglietemi la vita ancor” nga F. P. Tosti dhe “Valsi i lumturisë” nga A. Mula.
- Arxhina Arifi (Viti I) – me veprat “O cessate di piagarmi” nga A. Scarlatti dhe “Luleborë” nga S. Gjoni.
- Rinesa Leta (Viti II) – me veprat “Una donna a quindici anni” nga W. A. Mozart, “Widmung” nga R. Schumann dhe “Dielli ka perëndue” nga P. Jakova.
- Avdyl Berisha (Viti I) – me veprën “Mallëngjimi” (“O vendi im”) nga R. Krasniqi.
Në pjesën përmbyllëse të programit, në skenë u paraqit edhe Ansambli Vokal i Solistëve, të cilët interpretuan dy pika mjaft të dashura për publikun: “N’mjedis Ballit” nga E. Rizvanolli dhe “Këngë moj” nga M. Piperku. Studentët u shoqëruan gjatë performancave të tyre nga korepetitorët Ma. Gent Kumnova and Ma. Arbëresha Shehu.
Ky koncert rikonfirmon punën e vazhdueshme pedagogjike dhe profesionale që bëhet në Fakultetin e Arteve, duke iu ofruar studentëve hapësirën e nevojshme për zhvillimin e tyre skenik dhe artistik.









