Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Prof. Adelina Paloja realizon shkëmbim akademik në Universitetin e Osijekut në Kroaci

Në kuadër të programit për shkëmbim ndërkombëtar Erasmus+, profesoresha e Fakultetit të Arteve të Universitetit “Haxhi Zeka”, prof. Adelina Paloja, ka zhvilluar një javë intensive ligjëratash dhe punëtorish në Akademinë e Arteve dhe Kulturës në Universitetin e Osijekut në Kroaci. Gjatë kësaj periudhe, prof. Paloja punoi nga afër me studentët e Drejtimit të Solokëndimit dhe të Pedagogjisë Muzikore të këtij universiteti, duke trajtuar tema të rëndësishme të interpretimit dhe repertoarit vokal.

Në kuadër të këtij programi akademik, një vëmendje e veçantë iu kushtua muzikës serioze shqiptare përmes një ligjërate njoftuese mbi vlerat dhe historikun e krijimtarisë muzikore akademike nga Kosova dhe Shqipëria. Po ashtu, studentët kroatë patën mundësinë të thellohen në teknikën vokale dhe artin e interpretimit me theks të veçantë në repertorin klasik botëror operistik, si dhe në qasjet dhe metodologjitë më të reja bashkëkohore të edukimit artistik.

Ky shkëmbim përfaqëson një përvojë të vyer akademike dhe profesionale që i shërben drejtpërdrejt ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë artistik në institucionin tonë.

Fakulteti i Arteve shpreh mirënjohje të thellë për mikpritjen e ngrohtë dhe bashkëpunimin e frytshëm të treguar nga ana e Akademisë së Arteve dhe Kulturës në Osijek, duke hapur rrugë të reja për projekte dhe shkëmbime të tjera ndëruniversitare në të ardhmen.

Leave a comment

en_USEnglish