Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Koncert i klasës së prof. Besa Berberi, në kuadër të aktiviteteve përkujtimore për datën 24 Mars

DEÇAN – Në kuadër të aktiviteteve përkujtimore për datën historike të 24 Marsit, sonte në gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” u mbajt një koncert i muzikës klasike, i organizuar nga Universiteti “Haxhi Zeka”. Kjo mbrëmje artistike solli emocione të veçanta, duke reflektuar përmes artit mbi sakrificën dhe rrugëtimin tonë drejt lirisë.

Programi i përzgjedhur me kujdes krijoi një atmosferë dinjitoze dhe përkujtimore. Tingujt e muzikës klasike shërbyen si një urë lidhëse mes të kaluarës dhe të tashmes, duke nderuar me respekt të lartë kujtesën tonë historike.

Në këtë skenë u paraqitën studentët e klasës së Prof. Besa Berberi, të shoqëruar nga korepetitorët Prof. Gent Kumnova and Prof. Yllka Shyti. Përmes veprave të kompozitorëve botërorë dhe atyre shqiptarë interpretuesit Valentin Krasniqi, Nota Qirezi, Adriatik Salihu, Teuta Sutaj, Doruntina Gjini, Adelina Morina dhe me mysafire Saranda Gashi në Piano, përcollën mesazhe qëndrese dhe shprese.

Fakulteti i Arteve falënderon organizatorët, artistët dhe të pranishmit që me praninë e tyre nderuan këtë datë kaq të rëndësishme për vendin tonë.

Leave a comment

en_USEnglish