Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në kuadër të projektit të financuar nga KFOS “Qytetarët për prokurim efiçient dhe menaxhim të ndërgjegjshëm të parasë publike”, organizon punëtorinë ‘’Keqpërdorimet që (s)i shohim ‘’ i cili do të mbahet në Universitetin “Haxhi Zeka”- Pejë.
Kjo punëtori ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së studentëve për të kërkuar llogaridhënie për shfrytëzimin e parasë publike, për identifikimin e flamujve të kuq në kontratat publike, dhe mënyrat se si duhen raportuar shkeljet që mund të rrjedhin si pasojë e menaxhimit të dobët të kontratave në prokurim publik.
Afati i aplikimit: 30.04.2018
Për bashkëpunimin e treguar, KDI falënderon zyrën për karrierë të Universitetit: ‘’Haxhi Zeka’’- Pejë;
Please follow and like us: