Dëshironi të studioni në Gjermani?

Dëshironi të studioni në Gjermani?

Studentë të nderuar,

Institucionet e Arsimit të Lartë në Gjermani kanë një gamë të gjerë të ofertave për studime dhe hulumtime. Ekzistojnë më shumë se 16.000 programe  studimore për t’u zgjedhur. Secili nga  studentët mund të gjejë një program studimi, të përshtatshëm për interesat e tyre.

Në mënyrë që të diplomuarit dhe PostDocs-ët e talentuar të mos heqin dorë nga studimet për shkak të mungesës së mjeteve financiare, Gjermania ofron një program gjithëpërfshirës të bursave me mbështetje të veçantë për studentët dhe hulumtuesit ndërkombëtarë.

Nëse dëshironi të keni një pasqyrë për ofertat të cilat i ofron DAAD si edhe mbështetjen e organizatave të tjera në lidhje me qëndrimin studimor në Gjermani ju drejtojmë në faqen www.funding-guide.de

Afati i fundit për aplikim për programin Master të të gjitha drejtimeve shkencore është deri me 15 nëntor 2019. Varësisht nga drejtimi, variojnë edhe afatet për dorëzim.

Daad english

Daad german