fbpx
BPB Banka prezanton programin akademik, BPB Juniors

BPB Banka prezanton programin akademik, BPB Juniors

Të nderuar studentë të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë,

Ju njoftojmë se Qendra për Zhvillim të Karrierës në bashkëpunim me BPB Bank do të organizojnë një sesion informues me studentët dhe të diplomuarit e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë.

Ju ftojmë që të jeni pjesëmarrës në këtë prezantim me datë 28.10.2019 (e hënë), ora 10:00, në Fakultetin e Biznesit, Objekti A (Salla e Diplomimit), ku do të informoheni për rëndësinë, kushtet dhe kriteret që të jeni pjesë e programit i cili ofrohet nga ana e BPB Bank.

Qëllimi i këtij aktiviteti është që studentët dhe të diplomuarit e UHZ-së të përfitojnë më shumë njohuri rreth programit akademik, BPB Juniors.

Translate »