fbpx
Bëni portret

Për të shtatin vit me radhë, Instituti Francez organizon LabCitoyen, një takim në Paris i frankofonëve të rinj nga e gjithë bota, kushtuar temave kryesore të të drejtave të njeriut.

Për të përzgjedhur pjesëmarrësin, Ambasada e Francës në Kosovë dhe Aleanca franceze e Prishtinës organizojnë një konkurs mbi temën “Bëni portretin e një gruaje e cila ka avancuar çështjen e grave në Kosovë.

Laureati do të fitojë një udhëtim në Paris nga data 30 qershor deri më 7 korrik për takimet LabCitoyen 2019.

Keni njuhuri të nivelit B1 në gjuhë frënge dhe jeni ndërmjet 20 dhe 26 vjeç Dërgoni reportazhin tuaj para datës 1 mars 2019 me e-mail, duke shkruar në subjekt “COMPETITION LABCITOYEN 2019” në adresën [email protected].

Reportazhi mund të ketë format e mëposhtme:

–           teksti (1000-1500 fjalë) ;

–           foto reportazh (5 deri në 10 fotografi) ;

–           video (5 deri në 10 minuta).

Teksti mund të shkruhet në gjuhën shqipe ose serbe. Pjesëmarrësit duhet të jenë në gjendje ta përkthejnë atë në gjuhe frënge nëse është e nevojshme.

Një juri profesionale nga institucione të ndryshme do të bëjë perzgjedhjen e reportazhit fitues. Rezultatet do të shpallen në Ditën Ndërkombëtare të Drejtave të Grave,

më 8 mars 2019.

Translate »