fbpx

Aplikim për punë praktike

Konkurs për praktikantë pa pagesë në Gjykatën Themelore në Pejë – Dega në Istog.

Praktikantët duhet të jenë studentë të Fakultetit Juridik, në studimet bachelor – (preferohet absolventa), master apo edhe të diplomuar.

Praktika do te filloj me datë 03.10.2022.

Kohëzgjatja e praktikës do të jetë 3 muaj, me orar nga ora 09:00 – 15:00 (me mundësi të lirimit të praktikantëve në çdo kohë kur do të kenë ligjërata apo provime).

Numri i praktikantëve: 6
Afati për aplikim është deri me datë 29.09.2022.

Të interesuarit duhet të plotësojnë formularin dhe të ja bashkëngjitin certifikatën e notave, ndërsa të diplomuarit e bashkëngjitin kopjen e diplomës dhe t’i dorëzojnë në Zyrën për Zhvillim të Karrierës, që gjindet në objektin E të Fakultetit të Biznesit dhe MTHM-së, çdo ditë pune (e hënë – e premte) nga ora 08:0 – 12:00.

Për informata shtesë mund të kontaktoni në e-mailin: qzhk@unhz.eu.
Aplikimi për punë praktike


Translate »