Në kuadër të bashkëpunimit në mes të Zyrës për Zhvillim të Karrierës dhe USAID në projektin ‘’Drejtësia Vlenë’’, janë angazhuar në punë praktike tre mujore dy studentët e Fakultetit Juridik, Florik Nikqi dhe Agron Daka.
Studentët janë angazhuar për punë në Zyrën për Zhvillim të Karrierës, ndërsa në kuadër të këtij bashkëpunimi, personeli I ZZHK-së do të trajnohen për shkathtësi të buta.
Zyra për Zhvllim të Karrierës në vazhdimësi ka për synim rritjen e bashkëpunimit me biznese/institucione dhe organizata të ndryshme joqeveritare, në mënyrë që studentëve t’iu ofrojë sa më shumë mundësi për zhvllim të karrierës.

Please follow and like us: