Akreditohet Fakulteti i Agrobiznesit nga AKK

Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve (AKK), ka nxjerrë vendim të akreditohet Fakulteti i Agrobiznesit në programin “Prodhuesit e kulturave të përziera dhe të kafshëve”, niveli lV sipas KKK me 60 kredi të AAP. Akreditimi vlenë për periudhë tre vjeçare, përkatësisht deri në vitin 2024


Vendimi që të akreditohet Fakulteti i Agrobiznesit nga AKK, ka ardh pas rekomandimeve të dala nga raporti i vlerësimit të ekipit të ekspertëve mbi valdimin e kualifikimit, si dhe raporti i ekipit të ekspertëve mbi akreditimin e institucionit. Këtu mund të shihni Vendim i AKK për akreditim të programit “Prodhuesit e kulturave të përziera dhe të kafshëve”.
Ky sukses i arritur është falë angazhimit të jashtëzakonshëm të menaxhmentit, stafit të Fakultetit të Agrobiznesit dhe bashkëpuntorëve nga projekti BUGI – ERASMUS Plus.


Në kuadër të programeve që aktualisht ofrohen nga Fakulteti i Agrobiznesit, është shtuar edhe ky program unik dhe i vetmi në Kosovë për prodhuesit e kulturave të përziera dhe të kafshëve. http://unhz.eu/course/fakulteti-i-agrobiznesit/. Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, gjithësejt tani ka 12 programe të akredituara nga AKK.
Një ngjarje e tillë është bërë publike edhe tek Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve https://akkks.rks-gov.net/lajme/652/kshilli-drejtues-i-autoritetit-kombtar-t-kualifikimeve-kd-i-akk-me-dat-31-maj-2021-mbajti-mbledhjen-e-radhs-pr-kt-vit

Vendimi

Please follow and like us:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.