fbpx
AFATI PLOTËSUES PËR PRANIMIN E STUDENTËVE TË RINJ NË UNIVERSITETIN ‘HAXHI ZEKA’ THYEN ÇDO REKORD DHE KAPËRCEN TË GJITHA PRITSHMËRITË PËR PROGRAMET E STUDIMIT BACHELOR NË KËTË INSTITUCION

AFATI PLOTËSUES PËR PRANIMIN E STUDENTËVE TË RINJ NË UNIVERSITETIN ‘HAXHI ZEKA’ THYEN ÇDO REKORD DHE KAPËRCEN TË GJITHA PRITSHMËRITË PËR PROGRAMET E STUDIMIT BACHELOR NË KËTË INSTITUCION

Sot, në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë po zhvillohet provimi pranues për studentët e rinj, një moment kyç që shënon fillimin e rrugëtimit akademik për brezin e ardhshëm. Ky vit ka qenë veçanërisht i suksesshëm për universitetin “Haxhi Zeka”, duke thyer të gjitha parashikimet në lidhje me numrin e aplikantëve. Pavarësisht sfidave që po përballen institucionet e arsimit të lartë në vend, siç janë ulja e numrit të përgjithshëm të studentëve dhe ndryshimet demografike, UHZ ka shënuar rritje të konsiderueshme të interesimit të të rinjve për të ndjekur studimet e tyre pikërisht në këtë institucion.

Rritja e aplikimeve për të studiuar në UHZ reflekton jo vetëm besimin e shtuar të studentëve dhe prindërve në cilësinë e mësimdhënies dhe programet që ofron universiteti, por gjithashtu edhe një konkurrencë më të lartë mes kandidatëve. Kjo konkurrencë e rritur jo vetëm që e ngrit standardin akademik, por nxit edhe zhvillimin e mëtejshëm të universitetit për t’iu përgjigjur kërkesave gjithnjë në rritje për arsim cilësor dhe inovacion në mësimdhënie.

Prorektorja për Mësim, Çështje Studentore dhe Kërkime Shkencore, Prof. Ass. Dr. Alma Shehu Lokaj, së bashku me Prorektoren për Buxhet dhe Financa, prof.ass.dr Vjosa Hajdari theksuan rëndësinë e jashtëzakonshme të këtij momenti për universitetin “Haxhi Zeka” dhe për kandidatët që synojnë të bëhen pjesë e tij. “Jemi krenarë të shohim një interes kaq të lartë nga studentët, një tregues i qartë i përkushtimit tonë për të ofruar arsim cilësor dhe programe që pasqyrojnë nevojat e tregut të punës,” u shpreh prorektorja Shehu. Ajo gjithashtu shtoi se ky interes në rritje është dëshmi e punës së palodhur të personelit akademik dhe administrativ, përmirësimit të ofertës e programeve të studimit dhe kushtet e përgjithshme për mësim. Kjo bën që UHZ të jetë një institucion i besueshëm dhe i kërkuar nga të rinjtë që synojnë një të ardhme të sigurt akademike dhe profesionale. Ajo shtoi se besimi për të studiuar në UHZ është përgjegjësi e madhe, dhe universiteti do të vazhdojë të përmirësojë ofertën akademike dhe kushtet e studimit, duke u siguruar që çdo student të ketë mundësinë të zhvillojë potencialin e tij të plotë.

Translate »