fbpx
Konferenca e Parë Kombëtare Studentore

Konferenca e Parë Kombëtare Studentore

Në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë u mbajt Konferenca e Parë Kombëtare Studentore “Rëndësia e MSA-së dhe liberalizimit të vizave për rajonin dhe perspektivat intergruese evropiane”. Kjo konferencë kishte për qëllim nxitjen e studentëve për hulumtimin dhe trajtimin e temave lidhur me rëndësin e MSA-së dhe liberalizimit të vizave.

Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Prof. Dr. Fadil Millaku falënderoj pjesëmarrësit në Konferencën Studentore.

Rektori Millaku theksoi se “Ky organizim përbën shembullin më të mirë të bashkëpunimit mes studentëve dhe stafit akademik në aktivitete të tilla, të cilat kanë për synim parësor rritjen e kapaciteteve kërkimore-shkencore të Universitetit tonë. Prandaj, Universiteti jonë mbetet thellësisht i përkushtuar për të mbështetur vazhdimisht iniciativa të kësaj natyre dhe jo vetëm. Ky aktivitetet organizohet për herë të parë në mjediset tona universitare dhe bëhet në vazhdën e përpjekjeve dhe përkushtimit të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë për të rritur cilësinë e studimeve dhe hulumtimeve nëpër fusha të ndryshme që Universiteti jonë i mbulon.“

Prorektorja për Mësimdhënie dhe Çështje Studentore, Prof. Ass. Dr. Sabiha Shala theksoj se “Ne si shoqëri jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e përmirësimit dhe avansimit të nivelit arsimor në të gjitha dimensionet e tij. Fuqizimi i sistemit të arsimit është kushti themelor që një shtet të ketë resurse adekuate njerëzore, produktiviteti i të cilave, do të kontribuonte në zhvillimin e gjithëmbarshëm të vendit. Ngritja e cilësisë në sistemin arsimor padyshim që është ndër prioritetet e Kosovës të reflektuara në Marrëveshjen Stabilizim Asocim (MSA), e cila, siç e dini, ka hyrë në fuqi në prill të vitit 2016. Përmes MSA-së, Kosova ka hyrë në marrëdhënie kontraktuale me Bashkimin Evropian duke krijuar kështu dhe mekanizmat institucional për implementimin e kësaj marrëveshjeje.

Njëri nga anëtarët e grupit organizativ të konferencës, studenti Ardit Berisha theksoj se “Studentët kanë vullnetin dhe kurajon që të punojnë dhe të mirren me aktivitete të ndryshme, e që  janë të fushave të ndryshme dhe të cilat sherbejnë për komunitetin, por vullnetin më të madh dhe kurajon e tyre duhet t’a shfrytëzojnë për të i zhvilluar kapacitetet e tyre intelektuale dhe akadamike, ne jemi duke studiuar dhe studimeve tona duhet të ju kushtojmë kujdes të veçantë dhe të shfrytëzojmë çdo metodë për ndërtimin dhe fuçizimin e personaliteti tonë, ne duhet të punojmë në karrierën tonë që atë t’a bëjmë model për brezat e rinjë.  Iniciativa për mbajtjen e konferencës së parë kombëtare studentore në Universitetin “Haxhi Zeka” ishte e neve studentëve, por iniciativa jonë do të mbetej e shkruar vetëm në letër po që se nuk do të kishim mbështetjen e pakursyer të Rektoratit tonë.

Punimet e konferencës u zhvilluan në dy sesione. Sesioni i parë i përkiste fushës ekonomike, ndërsa sesioni i dytë asaj juridike. Në të dyja sesionet kanë prezantuar një numër i konsiderueshëm i pjesëmarrësve, të cilët dhanë kontributin e tyre me punimet dhe gjetjet e tyre kërkimore. Punimet u prezantuan përpara panelit i cili përbëhej nga Prof. Asoc. Dr. Muhamet Sadiku, Prof. Ass. Dr. Gani Asllani, Prof. Ass. Dr. Mimoza Hyseni-Spahiu, Prof. Ass. Dr. Sabiha Shala, Prof. Ass. Dr. Veton Vula, Prof. Ass. Mujë Ukaj.

Translate »