fbpx
​Universiteti “Haxhi Zeka” thellon bashkëpunimin me Italinë

​Universiteti “Haxhi Zeka” thellon bashkëpunimin me Italinë

​Universiteti “Haxhi Zeka” thellon bashkëpunimin me Italinë

Sot, prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar, Prof. Ass. Dr. Ibish Mazreku dhe prorektori për financa, Prof.ass.Dr. Afrim Selimaj kanë pritur në takim drejtorin e Trentino Con i Balcani, z. Mauricio Camin me bashkëpunëtorë. Në takim u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit të qëndrueshëm në mes të UHZ-së dhe Universitetit të Trentos në Itali, për shkëmbimin e përvojave në mes të rinjve të të dy universiteteve. Menaxhmenti i UHZ-së shprehi falënderim për këtë iniciativë dhe garantojë gatishmëri për bashkëpunim të më tutjeshëm. Përmes Trentino Con i Balcani, të dyja universitet do të krijojnë lidhshmëri në mes të studentëve italian dhe kosovarë, me ç` rast do të bashkëpunojnë për hulumtime të ndryshme shkencore, si dhe shkëmbimi i përvojave të profesorëve italian në Universitetin tonë.​

Translate »