fbpx
​Paraqitje e suksesshme artistike e Korit të Fakultetit të Arteve në PrIVocalFestival 2021

​Paraqitje e suksesshme artistike e Korit të Fakultetit të Arteve në PrIVocalFestival 2021

​Paraqitje e suksesshme artistike e Korit të Fakultetit të Arteve në PrIVocalFestival 2021 në Prishtinë 

Kori i Fakultetit të Arteve dega e Muzikës në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë mbajti koncertin e parë me 29.10.2021 në këtë vit akademik. Edhe pse është fillimi i viti akademik, Kori nën udhëheqjen e Dekanit Prof. Asoc. Hysen Nimani ishte pjesëmarrës i Festivalit të katërt “PrIVocalFest 2021, edhe pse është në fillimet e tij si festival, ka bërë që të ketë vëmendjen e publikut Kosovar.

Ky festival ka arritur që të sjell para publikut Kosovar shumë këngëtarë dhe grupe këngëtarësh nga e mbare bota që kanë vlera të larta artistike. Kjo është arritë duke ju falënderuar punës së palodhshme të dirigjentit dhe kompozitorit Hajrullah Syla. Kësaj radhe ky festival kishte zgjedhur për natën e katërt të festivalit, Korin e Fakultetit të Arteve të Universitetit ” Haxhi Zeka” të Pejës, nën udhëheqjen e dirigjent Prof. Asoc. Hysen Nimani, kori u paraqit denjësisht me një program mjaftë të larmishëm për nga stilet muzikore dhe kompozitorët nga e mbarë bota.

Programi ishte mjaftë kërkues dhe vepra që kërkojnë angazhim mjaftë të madh nga këngëtarët e korit. Veprat e kompozitorëve botëror siç ishin: A. Sullivan, G. Verdi, S. Barber, E. Witacre , K. Orff, E. Esenvalds etj, u interpretuan me mjaftë sukses para publikut në kishën e Shën Ndout në Prishtinë. Kurse veprat e kompozitorëve shqiptarë siç janë: B. Shehu, V. Gjini, Th. Simaku dhe E. Rizvanolli, studentët i interpretuan me një ndjenjë të veçantë artistike. Edhe pse veprat që u interpretuan, e që janë të dedikuara për kore profesionale,  kori i studentëve arriti me mjaftë sukses t’i prezantojë para artdashësve në Kishën Katolike ,,Shën Ndou” në Prishtinë, dhe kjo duke ju falënderuar punës së palodhshme të studentëve dhe  Dirigjentit z. Nimani.

Në pjesët solo në këto vepra u paraqit studentja e solokëndimit Martina Lekaj dhe shoqëroi në piano Mr. Besart Shala, që e begatuan këtë koncert.

Puna e palodhshme sjell rezultate, kjo është motoja e studentëve dhe pedagogëve të Fakultetit të Arteve të Universitetit ,,Haxhi Zeka” të Pejës.

Translate »