fbpx
​​Plani Strategjik i UHZ-së, 2017-2022

​​Plani Strategjik i UHZ-së, 2017-2022

​​Mbahet takimi iniciues i Komisionit për Monitorimin e zbatimit te Planit Strategjik te UHZ, 2017-2022

 

Bazuar në Vendimin mbi themelimin e Komisionit për Monitorimin e zbatimit të Planit Strategjik te UHZ, 2017-2022 dhe Rregullorës për pinen e Komisionit te miratuara nga Këshilli Drejtues i UHZ-së, sot është mbajtur takimi iniciues i Komisionit.
Takimi u kryesua nga Prof.Ass.Dr. Ibrahim Krasniqi, Kryetar i Komisionit dhe në takim kanë marrë pjesë Rektori i UHZ-së Prof.Dr Fadill Millaku, Dekanët e njësive akademike të UHZ-së dhe anëtarët tjerë të Komisionit.
Rektori i UHZ-së Prof.Dr. Fadil Millaku dhe Kryetari i Komisionit Prof.Ass.Dr. Ibrahim Krasniqi përshëndetën të pranishmit dhe pastaj anëtarët e Komisionit u njoftuan për procedurat dhe punën e komisionit si dhe inicimin e hapave për fillimin e implementimit të Strategjisë.
Në takim u vendos që deri në fillim te muajit Nëntor të përgatiten planet implementuese të njësive akademike për vitin aktual 2017 ndërsa deri me 15 Dhjetor 2017 të finalizohen planet implementuese për vitin 2018.
Në Qershor te këtij viti Këshilli Drejtues i UHZ-së ka aprovuar Planin Strategjik për zhvillimin e UHZ-së 2017-2022 dhe takimi fillestar i Komisionit paraqet hap të rendësishem në fillimin e monitorimit të zbatimit të Planit Strategjik.
        
Translate »