ZZhK realizoi ligjëratë mbi shkathtësitë e buta

ZZhK realizoi ligjëratë mbi shkathtësitë e buta

Personeli i Zyrës për Zhvillim të Karrierës, përmes platformës online Google Meet, ka mbajtur ligjëratë lidhur me shkathtësitë e buta dhe rëndësinë e tyre.
Meqë aftësitë e buta, sot, janë ndër shkathtësitë më të kërkuara në tregun e punës, personeli i Zyrës për Zhvillim të Karrierës i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë sigurohet që studentët t’i përgatisë me të gjitha informatat e nevojshme, duke i përfshirë edhe aftësitë e buta.
Në këtë ligjëratë studentët patën mundësinë të zgjerojnë më shumë dijen e tyre duke përfshirë kështu temat rreth mendimit kritik, inteligjencës emocionale, të folurit në publik, punën në grupe, etj.
Kjo ligjëratë ngjalli interesim të madh të studentëve të cilët parashtruan pyetje të shumta dhe u ndanë të kënaqur me ligjërimin.

Personeli i Zyrës për Zhvillim të Karrierës, në vazhdimësi mban edhe sesione këshillimi individuale, prandaj për të rezervuar takime, ju lutem na kontaktoni përmes email qzhk@unhz.eu, me subject: “Rezervim për këshillim individual”

Please follow and like us: