Zyrat Administrative FB

Neni 27

Zyrat Administrative në Njësitë Akademike (në Fakultete)

  1. Zyra e Sekretarit të Njësisë Akademike
  2. Cdo Njësi Akademike (Fakultet) ka Zyrën Administrative e cila ka këto detyra dhe përgjegjësi:Zyret Administrative të Njësive Akademike janë përgjegjëse për çështjet profesionale, administrative dhe teknike, struktura e të cilave do të caktohet nga fushëveprimi i vetë njësive në përputhje me dispozitat e këtij Statuti.
    1. Me autorizim të veçantë, përfaqësojnë Njësinë Akademike në konteste gjyqësore;
    2. Zyrat administrative përpilojnë rregullore për nevoja të Njësisë Akademike për miratim nga Këshilli i Njësisë Akademike, Këshilli Drejtues dhe Senati; Përgatitin vendime të miratuara nga Këshilli i Njësisë Akademike; Koordinojnë përgatitjen, zbatimin, raportimin, dhe vlerësimin e buxhetit të Njësisë Akademike;
    3. Zyrat administrative të Njësisë Akademike mbajnë të dhëna dhe dosje të qëndrueshme për: personelin e Njësisë Akademike; kandidatët që paraqiten për pranim të studime të të gjitha niveleve; Statistikat për studentët e regjistruar në të gjitha programet e studimeve dhe të kërkimeve shkencore; Dosjet e studentëve të gjitha niveleve të studimeve; Të diplomuarit; Mbajtjen e mësimit; Pasurisë dhe infrastrukturës së Njësisë Akademike
    4. Zyrat administrative lëshojnë vërtetime për statusin e studentit, çertifikata të notave dhe çertifikata të diplomimit.
    5. Janë përgjegjës për vlerësimin vjetore të punës për stafin administrativ të Njësisë Akademike dhe përgatitjen e raportit vjetor të arritjes së objektivave;
    6. Kryejnë punë profesionale për të ndihmuar personelin akademik për zbatim të objektivave në realizimin e procesit mësimor praktik në laboratore;
    7. Ruajnë të dhënat e Njësisë Akademike në mënyrë të standardizuar elektronike. Këto të dhëna ruhen në bazën qëndrore të të dhënave në sherbim të cdo Njësie Akademike
    8. Ofron shërbime logjike për nevoja të Njësisë Akademike.
  3. Të gjitha këto detyra koordinohen nga sekretari i Njësisë Akademike apo organizative
  4. Udhëheqësit (Sekretarët) e Zyrave Administrative të Njësisë Akademike (Fakulteteve) raportojnë tek Sekretari i Përgjithshëm i Universitetit, ndërsa punët i koordinojnë me Dekanët e Njësive Akademike.
  5. Në kuadër të Zyreve Administrative të Njësive Administrative bëjnë pjesë këta tituj të punës:
    1. Sekretar i Njësisë Akademike – Fakulteteve (një nëpunës në secilen Njësi Akademike);
    2. Zyrtar financiar (një nëpunës në secilen Njësi Akademike
    3. Zyrtar për Çështje mësimore (tre nëpunës)
    4. Zyrtar I shërbimit të studentëve ( dy nëpunës në secilën Njësi Akademik )
    5. Zyrtar për IT (një nëpunës ne secilën Njesi Akademik);
    6. Zyrtar për protokol (një nëpunës në secilën Njesi Akademik);
    7. Zyrtar për Logjistikë;
    8. Zyrtar për Arkiv/
    9. Zyrtar teknik administrativ (një nëpunës në secilën Njësi Akademik);
  6. Numri i të punësuarve në pesë Njësi Akademike (Fakultete) është dyzet e pesë (45)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.