Zyra për Buxhet dhe Financa

  1. Zyra për Buxhet dhe Financa është përgjegjës për Menaxhimin dhe Raportimin Financiar për fondet e UHZ-së të siguruara nga Buxheti i Kosovës, Kontrollimin e të hyrave të përcaktuara sipas Statutit, dhe grantet e dhuruara nga donatorët. Mbikëqyr dhe zhvillon më tej proceset financiare dhe transaksionet e UHZ-së, është përgjegjës për sigurinë dhe ruajtjen e Fondeve. Përgjegjësitë e Zyrës për Buxhet dhe Financa ndër tjera përfshijnë:
    1.1. Planifikimin dhe hartimin e buxhetit vjetor në bashkëveprim me mbajtësit e buxhetit dhe Menaxhmentin e UHZ-së, dizajnimin e moduleve financiare kontrolluese lidhur me pagesat, tarifat administrative dhe transaksionet tjera;
    1.2. Menaxhimin dhe Raportimin Financiar për fondet e UHZ-së të siguruara nga Buxheti i Republikës së Kosovës, të hyrat e përcaktuara sipas Statutit, dhe grantet e dhuruara nga donatorët;
    1.3. Administrimin financiar të Fondeve të UHZ-së;
    1.4. Zhvillimin e duhur të sistemit të kontabilitetit dhe bazave tjera të të dhënave financiare për fondet e Buxhetit të Republikës së Kosovës, të hyrat e përcaktuara sipas Statutit të UHZ-së, si dhe fondet e donatorëve;
    1.5. Ofrimin e këshillave financiare për Menaxhmentin dhe nëpunësit e UHZ-së.
  2. Drejtori i Zyrës për Buxhet dhe Financa raporton te Sekretari i Përgjithshëm, ndërsa konsultohet dhe i koordinon punët me Prorektorin për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë.
  3. Me sistematizimin e vendeve të punës, Zyra për Buxhet dhe Financa përbëhet nga këto pozita:
    3.1 Drejtor i Zyrës për Buxhet dhe Financa;
    3.2 Zyrtar i Shpenzimeve;
    3.3 Zyrtar për të hyra;
    3.4 Zyrtari Zotues;
    3.5 Zyrtar për Paga;
    3.6 Zyrtar i Pasurive;
    3.7 Arkatari.
  4. Numri i të punësuarve në Zyrën për Buxhet dhe Financa, është shtatë (7).