Zyra për Burime Njerëzore dhe Barazi Gjinore

  1. Kjo Zyre është përgjegjëse për zhvillimin dhe mbikëqyrjen e zbatimit të politikave dhe procedurave lidhur me menaxhimin dhe zhvillimin e burimeve njerëzore, e cila punën e vet e bazon në legjislacionin në fuqi, duke mos përjashtuar edhe politikat e brendshme të personelit. Aktivitetet e njësisë kanë të bëjnë me: planifikimin, rekrutimin, analiza e nevojave për trajnim dhe paraqitja e aktiviteteve të duhura të trajnimit, zgjidhja e konflikteve, këshillimi i stafit dhe kontributi në zhvillimin e proceseve administrative të qëndrueshme dhe efektive, duke përfshirë:
    1.1. Siguron që proceset e rekrutimit dhe selektimit të punonjësve në UHZ zhvillohen në përputhje me parimet dhe legjislacionin në fuqi dhe mbikëqyr zbatimin e tyre;
    1.2. Propozon dhe zhvillon politikat dhe procedurat lidhur me zhvillimin e karrierës për nëpunësit civil dhe ngritjen e kapaciteteve, si dhe menaxhon procesin e vlerësimit të performancës si dhe mbikëqyr zbatimin e tyre;
    1.3. Propozon dhe zhvillon politikat dhe procedurat lidhur me vlerësimin dhe analizimin e nevojave për trajnim të nëpunësve civil;
    1.4. Siguron implementimin e modelit relevant të zhvillimit të Burimeve Njerëzore në UHZ, përmes harmonizimit të strukturave, resurseve dhe përgjegjësive lidhur me zhvillimin e burimeve njerëzore, përmes definimit të politikave, parimeve dhe udhëzuesit të zhvillimit të Burimeve Njerëzore;
    1.5. Ndihmon Menaxhmentin e UHZ-së në vlerësimin e proceseve dhe procedurave të brendshme dhe rekomandon ndryshime/përmirësime, me qëllim të ngritjes së efikasitetit në punë;
    1.6. Koordinimin e zbatimit të ligji, si dhe të Programit të Kosovës për Barazi Gjinore;
    1.7. Përfshirjen e integrimit gjinor dhe buxhetimit në hartimin dhe zbatimin e politikave;
    1.8. Bashkëpunimin me Agjencinë për Barazi Gjinore dhe akterët tjerë përkatës në fushën e barazisë gjinore;
    1.9. Adaptimi, formalizimi dhe dokumentimi i politikave të menaxhimit të BNJ në UHZ, si dhe interpretimi dhe komunikimi i të njejtave.
  2. Zyra e Burimeve Njerëzore dhe barazisë gjinore udhëhiqet nga Drejtori, i cili i raporton Sekretarit të Përgjithshëm.
  3. Me sistematizimin e vendeve të punës, Zyra e Burimeve Njerëzore dhe Barazi Gjinore përbëhet nga këto pozita:
    3.1. Drejtori i Burimeve Njerëzore dhe barazi gjinore;
    3.2. Zyrtar i Burimeve Njerëzore dhe barazi gjinore (2 nëpunës)

Numri i të punësuarve ne Zyrën për Burime Njerëzore dhe Barazi Gjinore është tre (3).