Zyra e Teknologjisë së Informacionit

  1. Zyra e TI-së është përgjegjëse për menaxhimin teknik dhe mirëmbajtjen e rrjetit të TI-së të UHZ-së, zhvillim të procedurave për masat e sigurisë së infrastrukturës së internetit, të serverëve dhe funksionim të tyre në përputhje me politikat e aplikueshme të qeverisjes elektronike, që përfshijnë:
  2. Operacionet ditore të tavolinës ndihmëse, monitorimin dhe mirëmbajtjen e vazhdueshme të dhomën e serverëve dhe pajisjeve esenciale të infrastrukturës;
  3. Mbledhja e fakteve relevante mbi nevojat dhe kërkesat e të gjitha njësive organizative duke përfshirë nevojat esenciale;
  4. Menaxhimi i Sistemit Elektronik për Menaxhimin e Studentëve (SEMS);
  5. Menaxhimi i WEB-it;
  6. Përgatitjen e tenderëve dhe menaxhimin e kontratave për furnizim të pajisjeve të TI-së, shërbimet e fotokopjimit dhe shërbimet e internetit dhe rrjetit VPN;
  7. Menaxhimi i paketave tjera softuerike dhe menaxhimi i rrjetës në objekt;
  8. Mirëmbajtja e databazës së kërkesave/parashtresave.
  9. Zyra e TI-së udhëhiqet nga Drejtori i  TI-së, i cili raporton të Sekretari i Përgjithshëm.
  10. Me sistematizimin e vendeve të punës, Zyra e TI-së përbëhet nga këto pozita:
  11.  Drejtori i Zyrës së TI-së;
  12.  Administrator i Rrjetit të TI-së;
  13.  Administrator i Rrjetit të Komunikimeve;
  14.  Administrator i Qendrës së të dhënave;
  15.  Zyrtar i TI-së.