Zyra e Prokurimit

  1. Aktiviteti kryesor i Zyrës së Prokurimit është që të kryejë të gjitha prokurimet e UHZ-së, duke u bazuar në planifikimin final të prokurimit, i cili përgatitet në bazë të kërkesave të zyrave të UHZ-së, duke përfshirë:
    1.1. Zhvillimin e procedurave të prokurimit sipas Ligjit të Prokurimit Publik dhe Rregulloreve të Prokurimit Publik;
    1.2. Rritjen dhe ndërtimin e kapaciteteve të UHZ-së, si dhe mundësinë dhe aftësinë e zyrave tjera që të kryejnë prokurime më cilësi në përputhje me rregulloret përkatëse;
    1.3. Menaxhimin periodik të prokurimit të UHZ-së dhe raportimin e rregullt të brendshëm dhe të jashtëm;
    1.4. Mirëmbajtjen e regjistrit të prokurimit duke azhurnuar me çdo inicim të tenderit të ri.
  2. Zyra e Prokurimit udhëhiqet nga Drejtori i Zyrës së Prokurimit, i cili i raporton Sekretarit të Përgjithshëm ndërsa konsultohet dhe i koordinon punët me Prorektorin për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë.
  3. Në sistematizimin e vendeve të punës, Zyra e Prokurimit përbëhet nga këto pozita:
    3.1. Drejtor i Zyrës së Prokurimit;
    3.2. Zyrtar i Prokurimit (2 nëpunës)
  4. Numri i të punësuarve në Zyrën e Prokurimit është tre (3).