Zyra e Marrëdhënieve me Publikun

1.Detyrat dhe përgjegjësitë e Zyrës për Marrëdhënie me Publikun janë: 

 2.1 Siguron përkrahje të plotë në promovimin       e punës së UHZ-së, informimin e publikut në lidhje me punën e UHZ-së, bën përgatitjen e komunikatave për media dhe monitorimin ditor të mediave të shkruara dhe elektronike, vendore dhe ndërkombëtare për interes të UHZ-së;   

2.2 Është pikë kontaktuese me media në ofrimin dhe sigurimin e komunikimit me media lidhur me aktivitet e UHZ-së;   

2.3 Furnizon ueb faqen e UHZ-së për promovimin e punës, mesazhit të UHZ-së në rrjetet sociale, dhe është pikë kontaktuese në zbatimin e ligjit rreth kërkesave që kanë të bëjnë me kërkesat për Qasje në Dokumente Publike;   

2.4 Është pikë kontaktuese në kordinimin e raportimit për Qeverin e Kosovës-Ministrin e Integrimeve Evropiane mbi zbatimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit.

2.Zyra për Marrëdhënie me Publikun udhëhiqet nga Drejtori i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun, i cili raporton Sekretarit të Përgjithshëm.

3.Me sistematizimin e vendeve të punës Zyra për Marrëdhënie me Publikun përbëhet nga këto pozita:    

3.1 Drejtor i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun/Zëdhënës i UHZ-së;   

3.2 Zyrtar për komunikim me Publikun.

4.Numri i të punësuarve në zyrën për Marrëdhënie për Publikun është dy (2).