Vizita studimore e Parlamentit të studentëve dhe studentët e Fakultetit Juridik

Vizita studimore e Parlamentit të studentëve dhe studentët e Fakultetit Juridik

Me datën 16 Janar 2017, Parlamenti I Studentëve së bashku me student/e të Fakultetit Juridik të Përgjitshëm nga “Universiteti Haxhi Zeka” zhvilluan vizitë një (1) ditore në institucionet e drejtësisë, përkatësisht, Gjykatën Kushtetuese, Ministrin e Drejtësisë dhe Pallatin e Drejtësisë, me rreth 70 student/e të tre (3) viteve të Fakultetit Juridik i Përgjithshëm.
Gjatë këtij aktiviteti, fillimisht agjenda ka parashikuar që studentët e vitit të dytë (2) të vizitojn Gjykatën Kushtetuese dhe të njihen më nga afër me ambientet, rolin dhe detyrën e Gjykatës Kushtetuese. Në Gjykatën Kushtetuese studentët u mirëpriten nga: Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese Mr.sc. Bekim Sejdiu, Këshilltari i Parë Ligjorë z. Sevdail Kastrati dhe Këshilltarja e Ligjore Znj. Arbana Beqiri, të cilët me shumë profesionalizëm shpjeguan në detaje punën e Gjykatës dhe i’u përgjigjen çdo pyetje të studentëve. E më përfundimin e takimit, studentët si shenjë falemnderimi ndanë nga një mirënjohje për Gjykatësin dhe Këshilltarët.
Më pas, studentët e vitit të parë (1), fillimisht kanë vizituar Shërbimin Korrektues dhe atë Sprovues, ku nga zyrtarët e këtyre Agjencioneve janë njoftuar rreth aktiviteteve që këto shërbime kryejnë. Para studentëve folën zyrtarët të cilat njoftuan studentët rreth numrit të saktë të qendrave dhe mbarëvajtjes në këto qendra. Gjatë vizitës së tyre, studentët u pritën në takim edhe nga Zëvendësministri Dushi, i cili dha sqarime shtesë rreth funksionimit të të gjitha dikastereve të Ministrisë së Drejtësisë që nga themelimi i saj. Pas përfundimit të fjalës së Zëvendësministrit, studentët përveç që falënderuan Zëvendësministrin Dushi, ata i ndan edhe një mirënjohje.
Vizita e fundit e zhvilluar në këtë ditë, ishte Pallati i Drejtësisë me gjithë grupin e studentëve, të cilët patën rastin të vizitojnë Gjykatën e Apelit, Gjykatën Themelore, Departamentin e Krimeve të Rënda dhe gjitha sallat e gjykimit. Me këtë rast, studentët u mirëpriten nga kryetari i sapo emëruar në Gjykatën e Apelit Z. Hasan Shala, i cili dha shpjegime rreth punës së këtij institucioni në përgjithësi, statistikave të dosjeve të zgjidhura dhe të pazgjidhura në këtë institucion, numrin e lëndëve të cilat
një gjyqtarë i shqyrton dhe i zgjedh dhe me këtë rast u zhvillua një interaktivitet shumë kuptimplotë.

Më pas, u zhvillua një vizitë në gjithë objektin e Pallatit të Drejtësisë.
Të pranishëm ishin Nënkryetari për çështje organizative Genti Berisha, Anëtarët e KS – Fakulteti Juridik Albina Lleshi dhe Besiana Pergjegjaj.
Përfaqësuesimi ynë për studentët do të vazhdoj edhe në të ardhmen me aktivitet të ndryshme në interes të studentëve të UHZ