URIMI I REKTORIT PËR FESTAT E FUNDVITIT

Të nderuar prorektorë, dekanë, profesorë, staf administrativ dhe ju të dashur studentë të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë.

Ju falënderoj për besimin, mbështetjen, dhe për angazhimin tuaj të sinqertë në përmbushjen e detyrave që i janë caktuar Universitetit “Haxhi Zeka” Pejë.

Unë shpreh mirënjohjen time të sinqertë për të gjithë ju studentë të UHZ-së, si dhe për të gjithë juve studentë të diplomuar, që përmes sukseseve tuja në zotërimin e programeve arsimore, marrjes së njohurive dhe aftësive profesionale, aktiviteteve shkencore dhe kulturore, sillni prestigj dhe famë në Universitetin tonë.

Dëshiroj që të gjithë ne së bashku të punojmë për të arritur objektivat që ja kemi vënë synim vetvetes, dhe kjo bëhet me energji pozitive, optimizëm dhe shëndet të mirë!

Jam i bindur se puna jonë e përbashkët, Universitetit tonë do t’i sjellë suksese edhe më të mëdha në vitin 2019.

Të gjithëve ju dëshiroj që të keni miqësi të vërtetë, dashuri të sinqertë, suksese në karrierën tuaj dhe ngrohtësi në vatrat tuaja familjare për çdo vit që vjen!

 

Gëzuar Vitin e Ri 2019,

Prof. Dr. Fadil Millaku

Rektor i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë